banner-1
Kush ishin motrat Qirjazi që hapën “Shkollë e Vashave” në Korçë Clone

Motrat Qiriazi ishin patriote dhe atdhetare shqiptare, të cilat zënë një vend nderi në historinë e arsimit e kulturës shqiptare.
Sevasti Qiriazi pas përfundimit të studimeve u kthye në Shqipëri për të hapur shkollën e vashave në Korçë. Ajo gjithashtu mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe u bashkua me Lëvizjen e Rilindësve të Stambollit.
Parashqevi Qiriazi studioi në kolegjin amerikan në Stamboll dhe me të mbaruar studimet u kthye për të punuar si mësuese. Gjatë jetës së saj, ajo organizoi arsimin për fëmijë, hapi shkolla mbrëmjeje në Shqipërinë Jugore dhe mori pjesë gjithashtu në Kongresin e Manastirit.
Si pioniere të emancipimit të grave dhe vajzave shqiptare, gjithë jetën e tyre ia kushtuan edukimit dhe arsimit të grave shqiptare dhe si diplomate e përfaqësuan me dinjitet lëvizjen kombëtare dhe mbrojtën me kurajë diplomacinë evropiane. Si mësuese, motrat Qiriazi u shquan për pasionin, vullnetin, këmbënguljen, për qartësinë e misionit të tyre, për frymën e kërkesave për ta ngritur shkollën e vashave në nivelin më të mirë të shkollave të kohës.