banner-1
Parashqevi Simaku ska nevojë për MËSHIRË!

Ajo për sa ka kënduar mjafton të marr të drejtat e autorit me ndërhyrjen e shtetit dhe nuk është thjesht e pasur, por mund tu ofrojë lëmoshë e ndihmë shumëkujt

Mos e lëndoni më një zonjë, grua, një Yll e cila siç thonte Agim Doçi u shua pa dëshirën e saj!

Repertori i Parashqevisë është brilant, me mijëra e miliona klikime ka ende. Ato prodhojnë PARA.

Ka e këto vite që ajo kishte humbur. Kush i merr paratë e këngëve të Parashqevisë?

Përse pasi e vodhën ndër vite e dekada sot kujtohen se ajo është në mjerim.

Nëse vërtet e vlersoni atë zonjë grua e yll, lëreni të jetojë fatin e saj. Ama duhet urgjentisht ti kthejmë borxhin, atë që i është vjedhur.

Këngët e saj prodhojnë PARA, KUSH I MERR? I NDERUAR SHTET, I NDERUAR Z.KRYEMINISTËR #EdiRama KALOJANI AVOKATURËS SË SHTETIT TA MBROJË INTERESIN E SAJ ME KANALIN YOUTUBE.

Ajo ska nevojë për mëshirë.

Ëndrra Amerikane jo gjithmon është e begatë, ka plot raste dështimi e miliona raste suskesi.

Ama sot e nderuara e cila për Amerikën nuk është Parashqevi por Nohfle Simaku duhet lënë në jetën e saj private. Mëshira dhe Lëmosha nuk është zgjidhje, Dinjiteti PO.

Media bën sa keq e sa mirë kur i nxjerr të tilla raste. Sëpari çdo gazetar përtej audiencës e lajmit duhet që të klikoj mbi vetveten!

Arti

Kultura

Talentet

Sporti

Sjanë as para as bukë as ujë, janë ushqimi trurit.

Kthejeni Parashqevisë atë që i keni vjedhur e më pas Nohfle do të jetojë jetën e saj ku të dojë.

Na fal Yll që edhe në një rast të atillë, me ndriçimim tënd ndezëm përversitetin e lëmoshës.

Ky komb sa je me këmbë e duar të poshtëron

Ky komb kur je në pikë të hallit të jep lëmoshë

Përbuzi Nohfle, ti je aq e pasur sa as vetë Parashqevi sdo e kish menduar.🙏

/Weblajm/