banner-1
Pogradeci ndalet në ndeshjen e shtëpisë Clone

Pas tre ndeshjeve të fituar rradhazi Pogradeci ndalet në ndeshjen e shtëpisë këtë të shtunë me ekipin e Barleti Volley, takim të cilin e ka humbur 1-3
Ne një ndeshje që duhet thënë se në 4 setet e luajtura ka pasur rivalitet deri në pikët e fundit.
Seti i parë dhe i dytë fitohen nga mikeshat me rezultatin 20-25 dhe 19-25 ndërkohë që tjetër histori loje kemi parë në setin e tretë e të katërt.
Me dy sete të humbura liqenoret kanë bërë gjithçka për ta kthyer ndeshjen dhe ja kane dalë në një farë mënyre kur kanë fituar setin e tretë 26-24.
Edhe në setin e katërt vajzat e trjaneres Mimoza Shahu kanë bërë gjithçka mirë në lojë por jo deri në fund pasi në ato pikë decizive lojtaret kryeqytetase edhe falje përvojës e kanë mbyllur detin e 4, 24-26 dhe krejt takimin e kanë fituar 1-3.
Me këtë humbje pogradecaret kanë humbur vendin e 4, vend që do ti bënte linqoret finaliste të kupës "Gjergj Kastrioti".
Në kampionat trajnerja Mimoza Shaho thotë se do ta kenë të tyre vendin e 4, duke lënë për të kuptuar se në xhiron e dytë të sezonit do të fitojë dhe me Vllazninë dhe Barleti Volley